Politikë
27/10/2026 16:46
Nga 30 tetori deri më 2 nëntor, ushtrime ushtarake nga FSK në dy fshatra të Prishtinës
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në zonën e fshatrave Koliq dhe Keqekollë, nga 30 tetori deri më 2 nëntor 2026.
Përmes një njoftimi, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se aktivitetet do të zhvillohen në kuadër të trajnimeve të rregullta të FSK-së.
Gjatë kësaj periudhe, sipas njoftimit, mund të ketë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve ushtarake, si dhe zhvillim të ushtrimeve të ndryshme.
Komuna ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve të këtyre zonave gjatë zhvillimit të aktiviteteve ushtarake.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Aksident në Zvicër, shtatë persona të plagosur në Matran
Sport
PSG-ja synon transferimin e ish-yllit të Barcelonës si zëvendësues të Kvaratskhelias
Lajme
Gripi i shpendëve zbulohet në një fermë në Holandë, do të asgjësohen 45,000 pula
Sport