Lajme
23/10/2026 09:01
Nga 26 tetori nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kamenicë
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Shaban Geci” në Kamenicë ka njoftuar se nga e hëna, më 26 tetor 2026, do të fillojë vaksinimi kundër gripit sezonal.
Sipas njoftimit të QKMF-së, vaksinimi do të jetë në dispozicion për personelin shëndetësor, personat mbi moshën 65-vjeçare, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët me indikacione.
Vaksinimi do të realizohet në QKMF-në në Kamenicë, si dhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Roganë dhe Hogosht.
Procesi i vaksinimit do të zhvillohet nga ora 07:30 deri në 14:30. QKMF-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që i përkasin kategorive të përcaktuara që të paraqiten me letërnjoftim.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
“Pastrimi” paralajmëron për rrezikun nga hedhja e xhamave në kontejnerë
Politikë
Pas “kërcënimit” nga oficeri i policisë për protestat në Tiranë, reagon Capital T: Gjithçka është ok, shihemi së shpejti në Shqipëri
Politikë
Azizi: Besimin në Prokurori nuk duhet ta kërkojmë, por duhet ta meritojmë, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin
Lajme