Lajme
14/10/2026 22:33
Nesër vazhdon seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës
Në orën 13:00 në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, pritet të mbahet seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës.
Endrit Nika akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase, Maria Clara Urdangaray.
Më 19 shkurt të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykimin ndaj Endrit Nikës, i cili është dënuar me 18 vjet burg për veprën penale “vrasje e rëndë” ndaj partneres së tij, Maria Clara Urdangaray.Megjithatë, vendimi u anulua nga Gjykata e Apelit, e cila urdhëroi rigjykimin e rastit.
Prokuroria ka paraqitur prova që sipas saj, mbështesin akuzën për vrasje të rëndë, duke pretenduar se Nika veproi me paramendim për t’i marrë jetën M.K-U., pasi sipas aktakuzës, e kishte shtyrë atë në dhomë, duke ia pamundësuar arratisjen
Të rejat Lexo më shumë
Ekonomi
Kujdes nga mashtruesit që imitojnë hotelet për të zhvatur pagesa nga klientët në Zvicër
Sport
City e ngushton epërsinë e PSG-së, shënon Haaland
Politikë
Tirana ”shkatërrohet” nga protestuesit, pamje nga protesta
Sport