← Kthehu te Ballina
Politikë 12/10/2026 01:13

Nesër mblidhet Kryesia, pritet të caktohet seanca e radhës plenare e Kuvendit

Nesër mblidhet Kryesia, pritet të caktohet seanca e radhës plenare e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet nesër (e hënën më 12 tetor). Në rend janë 3 pika diskutimi.

Fillimisht pritet të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë.

Pastaj, do të bëhet propozimi i rendit të ditës për Seancën e radhës plenare, ku të përfshira do të jenë këto pika:

- Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2.Deklarimet jashtë rendit të ditës,

- Pyetjet parlamentare,

- Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

- Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës, dhe

- Propozim i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Dhe në fund, si pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Reklamë