Nesër Gjykata e Apelit shqyrton ankesën e Naim Murselit
Gjatë ditës së nesërme është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, ku do të shqyrtohet ankesa e Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
Ankesa prej 30 faqesh, e dorëzuar nga dy avokatët e Murselit, kërkon anulimin e aktgjykimit ose shqiptimin e një dënimi më të butë.
Në ankesë, mbrojtja pretendon se gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar provat në mënyrë të njëanshme dhe selektive. Po ashtu, ngrihen pretendime lidhur me mënyrën se si policia e ka marrë në pyetje Murselin.
Avokatët pretendojnë gjithashtu se gjykata nuk i ka marrë parasysh disa nga propozimet e mbrojtjes, përfshirë rikonstruktimin e vendit të ngjarjes dhe ekzaminimin e rrobave të Murselit.
Në Gjykatën e Apelit ankesë ka deponuar edhe Leotrim Syla, avokati i të ndjerës Liridona Ademaj.
Ai i ka kërkuar Kolegjit të Apelit që, krahas Naim Murselit dhe Granit Plavës, me burgim të përjetshëm të dënohet edhe Kushtrim Kokalla.
Të rejat Lexo më shumë
Gruaja e Cucurella-s reagon pas tragjedisë në Spanjë: Ne ishim menjëherë pas trenave që u përplasën
“Abstenuan për t’i dhënë ndihmë”, Miftaraj tregon si dështuan mekanizmat e shtetit në rastin e Arlinda Zekajt
“Ultimatum 24 orë me u shkarku ministrat”, aktivistja Mjeku: Nëse nuk dorëhiqen, rrugët e sheshet kanë me qenë të mbushura