Lajme
11/11/2026 19:32
Nesër gjashtë orë pa ujë lagjja Dardania në Prizren
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se nesër, më 12 nëntor 2026, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në lagjen Dardania në Prizren.
Sipas njoftimit të kompanisë, mungesa e ujit pritet të zgjasë nga ora 10:00 deri në 16:00.
Ndërprerja vjen për shkak të dyshimeve për një defekt në gypin e ujësjellësit me diametër Ø225 mm.
Kompania ka bërë të ditur se ekipet teknike do të dalin në terren për të verifikuar gjendjen dhe për të identifikuar problemin, me qëllim të ndërmarrjes së masave të nevojshme për evitimin e defektit dhe normalizimin e furnizimit me ujë.
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Dy sportistë thyejnë dy rekorde Guinness duke u hedhur nga një oxhak gjigant me 180 km/h
Sport
“Jemi të përgatitur për Izraelin”, Lindrit Kamberi optimist për sfidën: Besoj në rezultat pozitiv
Politikë
Bajrami i kundërpërgjigjet Osmanit: Turistët politikë që kanë mbetur pa pushtet shpërndajnë mjegull
Politikë