← Kthehu te Ballina
Lajme

Nesër del para gjykatës profesori, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve

Nesër del para gjykatës profesori, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve

Seanca e parë gjyqësore ndaj ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi, është caktuar të mbahet nesër

Krasniqi po përballet me akuzën për veprën penale “Ngacmimi seksual”, ndërsa në aktakuzë përfshihen deklaratat e katër studenteve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilat në këtë proces kanë statusin e të dëmtuarave dhe dëshmitareve, transmeton lajmi.net.

Njëra nga studentet, duke rrëfyer pretendimet e saj për sjelljen e ish-profesorit, ka deklaruar se ai i kishte thënë: “M’ke thonë ‘ko me t’bo masazh’”.

Seanca nis nga ora 09:30./Indeksonline/

Burimet e kësaj ngjarjeje

indeksonline.net · indeksonline.net

Raportimet për të njëjtën ngjarje janë grupuar. Teksti i artikullit mbetet nga burimi fillestar.

Lexo më shumë

Reklamë e sponsorizuar