Politikë
26/10/2026 20:01
Nënshkruhet kontrata për asfaltimin e 53 rrugëve lokale në Kamenicë
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se janë përfunduar procedurat administrative dhe është nënshkruar kontrata e re për asfaltimin e rrugëve lokale në këtë komunë.
Sipas njoftimit të Rahimajt, vlera e kontratës është 859 mijë e 999.98 euro, ndërsa projekti përfshin gjithsej 6 mijë e 512 metra rrugë.
Në kuadër të këtij projekti parashihet asfaltimi i 53 rrugëve në Kamenicë, Koretin, Petrit, Topanicë, Busavatë, Berivojcë dhe Hogosht.
Kontrata ka afat realizimi prej 12 muajsh.
Rahimaj ka uruar për realizimin e projektit, duke shprehur shpresën që punimet të përfundojnë me sukses dhe të sjellin përmirësime në infrastrukturën rrugore për banorët e këtyre lokaliteteve.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Sport
Derbi i madh turk, Galatasaray – Fenerbahçe: Vedat Muriqi nis nga banka rezervë
Politikë
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Sport