← Kthehu te Ballina
Ekonomi 31/10/2026 22:31

Nënshkruhet kontrata e radhës për zgjerimin e rrugës Dollc-Zahaq

Nënshkruhet kontrata e radhës për zgjerimin e rrugës Dollc-Zahaq

Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 883 mijë e 484 euro për zgjerimin e rrugës nacionale N9, Prishtinë-Pejë, përkatësisht në segmentin Dollc–Zahaq, Loti 4.

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, punët do të realizohen nga grupi i operatorëve ekonomikë “Lika Trade Sh.p.k.” dhe “Lika Company Sh.P.K.”, me adresë në Isniq të Deçanit, raporton

Vlera e përgjithshme e kontratës është 883,484.48 euro, ndërsa financimi do të bëhet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.

Kontrata është nënshkruar më 27 tetor , ndërsa aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar më 16 tetor.

Ajo që bie në sy në këtë aktivitet të prokurimit është se vetëm një operator ekonomik kishte dorëzuar ofertë dhe ajo ishte shpallur e përgjegjshme.

Procedura ishte zhvilluar përmes metodës së negociuar, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ishte çmimi më i ulët.

Reklamë