← Kthehu te Ballina
Politikë 30/10/2026 18:46

Në zi dhe me lot në sy, familjarët e Arlindës protestojnë para qeverisë

Në zi dhe me lot në sy, familjarët e Arlindës protestojnë para qeverisë

Familjarët e Arlinda Zekaj së bashku me protestuesit po protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar drejtësi për rastin e saj.

Protesta është përcjellë me emocione të forta, ndërsa familjarët janë parë në gjendje zie dhe me lot në sy, duke shprehur dhimbjen dhe pakënaqësinë e tyre, shkruan

Gjatë protestës janë dëgjuar alarm dhe vërshëllima, ndërsa protestuesit kanë hedhur mjete tymuese në drejtim të këmbëve të zyrtarëve policorë, të cilët janë pozicionuar para hyrjes së Qeverisë.

Protestuesit janë para objektit të Qeverisë, ku pranë tij ka nisur edhe vendosja e një tende për qëndrimin e tyre.

Reklamë