Në vend të institucioneve, prindërit investojnë në kushtet elementare të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë
Prindërit e nxënësve në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë po vazhdojnë të kontribuojnë me mjete dhe angazhim personal për përmirësimin e kushteve në klasat ku mësojnë fëmijët e tyre.
Sipas një njoftimi të publikuar nga drejtoria e shkollës, gjatë dy ditëve të fundit prindërit e klasave III-9, VIII-5, II-2, VII-2, II-5 dhe VII-5 janë angazhuar në gëlqerosjen, pastrimin, rregullimin e ndriçimit dhe sistemimin e hapësirave mësimore.
Drejtoria e shkollës i ka falënderuar prindërit për kontributin e tyre, duke vlerësuar se ky angazhim ndihmon në krijimin e kushteve më të mira për nxënësit.
Megjithatë, përtej falënderimeve, ky angazhim ngre edhe çështjen e përgjegjësisë institucionale për mirëmbajtjen e hapësirave shkollore. Gëlqerosja, ndriçimi dhe mirëmbajtja e klasave janë elemente bazike që ndikojnë drejtpërdrejt në mjedisin ku zhvillohet mësimi, raporton
Kur këto nevoja mbulohen përmes angazhimit të prindërve, shtrohet pyetja se sa mbështetje kanë shkollat nga institucionet përgjegjëse për t’i përmbushur nevojat e përditshme.
Kontributi i prindërve është i mirëseardhur, por sigurimi i kushteve të përshtatshme për mësim nuk duhet të mbetet vetëm në vullnetin dhe mundësitë e tyre financiare.
Përgjegjësia për mirëmbajtjen e shkollave dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për nxënësit kërkon angazhim të vazhdueshëm edhe nga institucionet përgjegjëse.
Të rejat Lexo më shumë
Deputetja australiane goditet me veturë, dërgohet me helikopter në spital
239 dronë dhe 75 llastiqe në magazinë, policia arreston 23-vjeçarin që ua shiste protestuesve
Nga Kosova në Gjermani me “Shpejtimin”: Çka shihni rrugës dhe çka nuk lejohet të merrni me vete?