Në Universitetin e St. Gallenit studiojnë mbi 150 studentë shqiptarë
Mbi 150 studentë shqiptarë ndjekin studimet në degë të ndryshme të Universitetit të St. Gallenit në Zvicër.
Gjatë një vizite në St. Gallen, ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, dhe drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj, u pritën nga studentët shqiptarë, të cilët i shoqëruan në një tur njohës në ambientet e universitetit, transmeton
Gjatë vizitës, ata u njohën më nga afër me historinë e institucionit, mjediset universitare dhe programet e ndryshme të studimit që ofrohen aty.
Takimi shërbeu gjithashtu si një mundësi për të forcuar lidhjet me të rinjtë shqiptarë që studiojnë në Zvicër, si dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës.
Dijet dhe përvojat e studentëve shqiptarë mund të shërbejnë si ura lidhëse mes dy vendeve, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbime dhe bashkëpunim në fusha të ndryshme.
Të rejat Lexo më shumë
Audi zbulon modelet që planifikon t’i prodhojë në SHBA
Rumania thotë se zbuloi një rrjet sabotimi të koordinuar nga Rusia pas zjarrit pranë një fabrike armësh
Mungesa e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës përplas pushtetin dhe opozitën në Komisionin për Ekonomi