Në Serbi, alpinistët heqin pankartat e Vuçiqit - qytetarët ndezin flakadanë
Në Suboticë të Serbisë, studentë – të ndihmuar nga alpinistë dhe qytetarë vendas – hoqën tri pankarta të mëdha që mbanin sloganin "Serbia fiton".
Pankartat u hoqën nga ndërtesa e ish-Mullirit Smolenski në lagjen Prozivka, një objekt i shpallur monument kulture i mbrojtur, transmeton
Në këtë aksion mori pjesë alpinisti i njohur nga Subotica, Iso Planiq, ndërsa qytetarët e pranishëm shprehën mbështetjen e tyre përmes vërshëllimave dhe ndezjes së flakadanëve, shoferët që kalonin aty pranë i ranë borive në shenjë miratimi.
Pankartat ishin vendosur në ndërtesë në fund të qershorit, gjatë fushatës zgjedhore, duke shkaktuar kritika të ashpra nga ekspertët dhe opozita.
Në atë kohë, historiani Nenad Lajbenshperger, nga Instituti Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, paralajmëroi se përdorimi i një monumenti kulture për të shfaqur mesazhe politike është jo vetëm i papranueshëm, por edhe i paligjshëm.
A u #Subotica spektakl https://t.co/oSwndQdBbA
— 🦊 silver🚕 FoX🦊 (@zlaxman_vidak) October 26, 2026
Të rejat Lexo më shumë
Fjalët e Harry Kane pasi e fitoi 'Topin e Artë'
Komisioni i OKB-së akuzon Izraelin për vazhdimin e gjenocidit në Gaza edhe pas armëpushimit
Nga pakti i mbrojtjes i Mekës te bisedimet në Teheran: A po ndryshon peizazhi i sigurisë në Lindjen e Mesme?