← Kthehu te Ballina
Politikë 14/10/2026 17:02

Në protestat në Tiranë shfaqet edhe flamuri i UÇK-së

Në protestat në Tiranë shfaqet edhe flamuri i UÇK-së

Krahas flamujve kombëtarë shqiptarë, në protestat që po zhvillohen në Tiranë është parë edhe prania e simboleve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Protestat në kryeqytetin shqiptar kanë vijuar edhe sot, ndërsa mijëra studentë dhe qytetarë kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe gjendjes në arsim.

Sipas raportimeve mediatike, protesta e sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje me Policinë, ndërsa demonstruesit kanë kërkuar ndryshime dhe më shumë përgjegjësi nga institucionet.

Prania e flamurit të UÇK-së në protestë sjell në vëmendje edhe simbolikën e luftës çlirimtare të Kosovës, megjithëse nuk është e qartë se kush ishte personi që kishte flamurin e UÇK-së dhe çfarë mesazhi synon të përcjellë në kuadër të protestës.

Reklamë