← Kthehu te Ballina
Lajme 12/10/2026 15:16

Në Obiliq vendosen tabelat vetëdijesuese në lokacionet ku kishte deponi ilegale

Në Obiliq vendosen tabelat vetëdijesuese në lokacionet ku kishte deponi ilegale

Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Obiliqit ka njoftuar se ka vendosur tabela vetëdijesuese në lokacionet ku më parë kanë ekzistuar deponi ilegale të mbeturinave.

Sipas njoftimit, ky aktivitet ka për qëllim parandalimin e hedhjes së mbeturinave dhe ruajtjen e hapësirave të pastruara, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët.

Po ashtu, përmes kësaj nisme synohet të rritet vetëdijesimi i qytetarëve dhe të promovohet përgjegjësia e përbashkët për mbrojtjen e mjedisit.

Drejtoria ka bërë të ditur se aktivitetet për ruajtjen e mjedisit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Reklamë