Në Danimarkë nis iniciativa për krijimin e Rrjetit të Grave Shqiptare
Në Danimarkë është mbajtur takimi i parë i grave shqiptare në kuadër të nismës për krijimin e Rrjetit të Grave Shqiptare, një platformë që synon të nxisë bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave dhe fuqizimin e rolit të grave në diasporë.
Takimi u organizua nga Misioni Konsullor i Republikës së Kosovës dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Danimarkë, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Fadil Zendeli.
Aktiviteti u mbajt në restorantin “Për Ty” në Kopenhagë, në bashkëpronësi të Irda Ruçajt dhe Ganimete Berishës, sipërmarrja e të cilave u veçua si shembull i kontributit të grave shqiptare në zhvillimin e bizneseve dhe jetën ekonomike në Danimarkë.
Gjatë takimit, pjesëmarrëset shkëmbyen ide dhe përvoja, si dhe diskutuan për mundësitë e rritjes së rolit të grave shqiptare në jetën shoqërore, ekonomike dhe publike.
Nisma për krijimin e rrjetit synon të ndërtojë një hapësirë të përbashkët për bashkëpunim, solidaritet dhe mbështetje të ndërsjellë, duke forcuar lidhjet mes grave shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në Danimarkë.
Të rejat Lexo më shumë
Atmosferë e vërtetë vjeshte - foka rrotullohet mes gjetheve shumëngjyrëshe
Vdes në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, një nga figurat e njohura të drejtësisë shqiptare
“Është diçka shumë e veçantë” - Zverev flet si tenisti i ri numër një në botë