← Kthehu te Ballina
Lajme 09/11/2026 00:32

Ndez mbeturinat në Mirosalë të Ferizajt, policia e gjobit me 500 euro

Ndez mbeturinat në Mirosalë të Ferizajt, policia e gjobit me 500 euro

Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro nga Policia e Kosovës, pasi kishte ndezur mbeturina në fshatin Mirosalë të Ferizajt.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë pas pranimit të një informate për një zjarr të dyshuar në malet e këtij fshati.

Gjatë veprimeve policore është identifikuar personi me inicialet M.K., 39-vjeçar, i cili kishte ndezur mbeturina. Ndaj tij është shqiptuar gjobë kundërvajtëse në vlerë prej 500 eurosh.

Policia ka apeluar te qytetarët që të mos ndezin mbeturina apo materiale të tjera në hapësira të hapura, veçanërisht në afërsi të pyjeve, pasi zjarret mund të përhapen shpejt dhe të shkaktojnë dëme të mëdha në natyrë e prona, si dhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Reklamë