Lajme
27/10/2026 13:46
Ndërron jetë 63-vjeçari që lëvizte me biçikletë, lëndohet dhe një këmbësore
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Berat–Dimal, në fshatin Moravë, ku një 63-vjeçar që lëvizte me biçikletë ka humbur jetën.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 10:15, automjeti që drejtohej nga shtetasi J. D. është përfshirë në një aksident me K. S., 63 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Gjatë aksidentit është dëmtuar edhe një këmbësore, shtetasja Dh. A., 63 vjeçe. Ajo është transportuar në spital dhe, sipas policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e tij. /Tch/
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Pjesëmarrja në zgjedhjet në Izrael arrin nivelin më të lartë që nga viti 1981
Sport
#108 Arena e Yjeve - Gazetarët e Telegrafit analizë për Ligën e Kampionëve, Superligën e Kosovës dhe më shumë
Politikë
Vazhdon greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës përkundër takimit me Komunën
Sport