← Kthehu te Ballina
Sport 10/10/2026 19:16

Ndërpritet përfundimisht ndeshja e La Ligës, Federata do të vendosë për fatin e saj

Ndërpritet përfundimisht ndeshja e La Ligës, Federata do të vendosë për fatin e saj

Ndeshja mes Rayo Vallecanos dhe Athletic Bilbaos është ndërprerë përfundimisht pas protestave të tifozëve vendas, të cilët hodhën objekte në fushë.

Incidentet nisën në minutën e 13-të, kur tifozët hodhën aeroplanë prej letre dhe topa të vegjël plastikë në fushë, në shenjë proteste ndaj drejtuesve të klubit.

Pas një ndërprerjeje të përkohshme, ndeshja rifilloi, por hedhja e objekteve vazhdoi, duke e detyruar gjyqtarin ta ndërpriste përfundimisht takimin.

Tashmë pritet që organet përkatëse të La Ligës dhe Federatës së Futbollit të vendosin për fatin e ndeshjes dhe nëse ajo do të vazhdojë në një datë tjetër apo do të merret një vendim tjetër disiplinor.

‼️🏟️ SE PARA EL RAYO – ATHLETIC CLUB 👉 Los aficiondos comienzan a tirar aviones de papel al campo mientras se disputa el partido https://t.co/ZE7c5tF1t5

— Carrusel Deportivo (@carrusel) October 10, 2026

Reklamë