Lajme
09/11/2026 14:46
Ndërpritet ndriçimi në fushat sportive dhe parqet publike në Rahovec
Drejtoria për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit ka njoftuar se do të ndërpritet përkohësisht ndriçimi në fushat sportive të hapura dhe hapësirat rekreative të parqeve publike.
Sipas njoftimit të kësaj drejtorie, masa po ndërmerret për shkak të ngarkesës së madhe të energjisë elektrike dhe nevojës për reduktimin e ngarkesës në rrjet.
“ Kjo masë zbatohet gjatë periudhës së dimrit, kur shfrytëzimi i këtyre hapësirave është i kufizuar”, thuhet në njoftim.
Drejtoria për Shërbime Publike ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin, pa dhënë një afat të saktë se kur do të rikthehet ndriçimi në këto hapësira.
Të rejat Lexo më shumë
Ekonomi
Holiday In 2 - Investoni në një pronë, fitoni një stil jetese
Politikë
“Agjencitë partnere të hetojnë dosjen ‘Albanian File’, Berisha: Është monumenti më i zi i drogës në Evropë
Teknologji
Kush është Alice Huang, gruaja që dyshohet se spiunoi shefin e Nvidia për Kinën
Politikë