Lajme
16/10/2026 12:45
Ndërpritet furnizimi me ujë në Suharekë dhe disa fshatra, shkak mungesa e energjisë elektrike
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në orën 15:00 në qytetin e Suharekës dhe disa fshatra përreth, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në stacionin e pompave “Pusi i Atit”.
Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja do të prekë qytetin e Suharekës dhe fshatrat Gelancë, Gjinoc, Leshan, Tërrnje, Nepërbisht dhe Shirokë.
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas normalizimit të furnizimit me energji elektrike.
Kompania u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim deri në rikthimin e furnizimit.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Çaji, mjalti dhe limoni, a ndihmojnë vërtet kundër ftohjes?
Politikë
Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve, reagon zyra e OKB në Tiranë
Politikë
Gjykata caktoi masat për protestuesit, flasin avokatët: E vetmja provë që u përmend ishte pjesëmarrja, kemi kallëzuar dhunën e policisë në SPAK
Ekonomi