Lajme
30/10/2026 10:01
Ndërpritet furnizimi me ujë në rrugën “Epopeja e Jezercit” dhe në Pojatë, shkak punimet teknik
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot, më 30 tetor 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët në rrugën “Epopeja e Jezercit”.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të fillojë nga ora 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.
Ndërprerja vjen si pasojë e punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.
Nga KRU “Bifurkacioni” kanë bërë të ditur se punimet për ndërrimin e ujëmatësve do të vazhdojnë gjatë ditës edhe në fshatin Pojatë.
Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve deri në përfundimin e punimeve dhe rikthimin e furnizimit me ujë.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Media zvicerane ia përmend Kosovën në intervistë, eksperti i politikës serbe: Asnjë qeveri në Serbi nuk flet hapur për pavarësinë e Kosovës
Politikë
Protestuesit bllokojnë hyrjen e qeverisë
Politikë
Me një komplet vezë, disa protestues arrijnë para qeverisë
Lajme