← Kthehu te Ballina
Lajme 16/10/2026 09:01

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë të Ferizajt dhe në Varosh

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë të Ferizajt dhe në Varosh

KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në rrugët “Kuvendi i Arbërit” dhe “Fehmi Lladrovci”, si dhe në fshatin Varosh, për shkak të punimeve teknike në terren.

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja lidhet me projektin për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.

Punimet në rrugët “Kuvendi i Arbërit” dhe “Fehmi Lladrovci” kanë nisur nga ora 09:00, ndërsa gjatë ditës aktivitetet për ndërrimin e ujëmatësve do të vazhdojnë edhe në fshatin Varosh.

Sipas planifikimit, furnizimi me ujë për konsumatorët e këtyre zonave pritet të rikthehet nga ora 16:00.

KRU “Bifurkacioni” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë realizimit të punimeve.

Reklamë