← Kthehu te Ballina
Lajme

Ndërprerje e përkohshme e ujit në rrugën “Ramadan Rexhepi” dhe në Mirashë të Ferizajt

Ndërprerje e përkohshme e ujit në rrugën “Ramadan Rexhepi” dhe në Mirashë të Ferizajt

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se të hënën, më 16 nëntor, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes në rrugën “Ramadan Rexhepi” dhe në fshatin Mirashë.

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja vjen si pasojë e punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.

KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se punimet do të zhvillohen gjatë ditës, ndërsa furnizimi me ujë për konsumatorët e këtyre zonave pritet të rikthehet nga ora 16:00.

Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve deri në përfundimin e punimeve. /Telegrafi/

Nga

Telegrafi

14 minuta më parë

Top Lajme

Jobs

Real Estate

Burimi: telegrafi.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lexo më shumë

Reklamë e sponsorizuar