Ndërprerja e energjisë elektrike lë pa ujë disa zona të Prishtinës dhe Lipjanit
Konsumatorët në zonën e QMI-së, Janjevës dhe Gadimes me rrethinë do të përballen me mungesë të furnizimit me ujë, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në zonën e Banullës dhe Konjuhit.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se ndërprerja e energjisë elektrike ka ndikuar në funksionimin e stacionit të pompimit (STP) të kompanisë, duke bërë që pompat të dalin jashtë funksionit.
“Si pasojë e kësaj ndërprerjeje, do të ketë mungesë të furnizimit me ujë për konsumatorët që furnizohen nga kjo pjesë e sistemit, përkatësisht në zonën e QMI-së, Janjevës me rrethinë, si dhe Gadimes me rrethinë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
Kompania ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka informacione lidhur me arsyen e ndërprerjes së energjisë elektrike.
“Sapo të kemi informacione të reja dhe të rikthehet furnizimi me energji, do t'ju njoftojmë me kohë”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.
Të rejat Lexo më shumë
Shqiptarja Mira Murati po ndërton një gjigant të AI, kompania e saj mund të vlejë 40 miliardë dollarë
Kosova i bind edhe dy top talentë nga Bayern Munichu, Lamar Rama dhe Florent Krasnqi marrin ftesat e parë
Trajneri Bunjaku publikon listën e Kosovës U19