Ndërhyrja artistike “from MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT to MINISTRIA E KUTURUSË, PARTISË DHE SHORTIT”
Ndërhyrja në tabelën e objektit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit (ish-Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit) vë në pikëpyetje funksionin e institucionit dhe gjuhën e pushtetit. Vendimmarrja kuturu, mungesa e transparencës dhe paqartësia e kritereve e zbehin vlerën artistike, ndërsa meritokracia mbetet nën hijen e premtimeve institucionale. Mbështetja në thirrjet publike rezulton më shumë si çështje e interesave partiake dhe e shortit politik sesa vlerësim i cilësisë së projekteve kulturore. Artistëve, artisteve dhe organizatave kulturore u mbetet të pyesin në ankesë, nëse kanë aplikuar për të krijuar vepra arti dhe zbatuar projekte kulturore apo për të fituar lotari partiake-politike.
Mbështetja publike duhet të financojë krijimtarinë, të garantojë pluralizmin kulturor dhe të njohë rëndësinë e artit në shoqëri, jo të krijojë varësi institucionale e mekanizma disiplinimi tek krijuesit. Kur financimi bëhet mjet kontrolli, autonomia artistike zëvendësohet nga bindja dhe kritika, ndërsa krijimi kushtëzohet nga afërsia me pushtetin.
“MINISTRIA E KUTURUSË, PARTISË DHE SHORTIT” e zhvendos vëmendjen nga ish emërtimi zyrtar te mënyra si pushteti ushtrohet mbi artin e kulturën. Metafora artistike demaskon rrezikun e instrumentalizimit të kulturës nga interesat partiake dhe të shndërrimit të financimit publik në mekanizëm që përcakton kush mbështetet, kush përjashtohet dhe kush nënshtrohet.
Në thelb ndërhyrje artistike kundërshton nënshtrimin e artistëve dhe punëtorëve të kulturës ndaj pushtetit dhe bën thirrje për transparencë, llogaridhënie e autonomi artistike. Duke hapur debatin shoqëror mbi çështjen se a ekziston institucioni kulturor për t’i shërbyer artit, kulturës dhe shoqërisë, apo arti e kultura duhet / janë shndërruar në mjete për t’i shërbyer pushtetit autoritar dhe liderit autokrat?
Të rejat Lexo më shumë
Takimi mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së do të mbahet muajin e ardhshëm - thotë Zelensky
Harroi se e kishte karton të verdhë, bashkëlojtari i Asllanit festoi golin duke hequr fanellën!
Protesta e 13-të mbyllet me përplasje e molotov