Lajme
13/10/2026 16:31
Ndalohet një person nga rrethina e Tetovës, drejtonte automjet pa patentë shoferi dhe transportonte dru pa dokumentacion
MPB Maqedoni njofton se dje (12.10.2026), në orën 19:30, në fsh. Zhelinë, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë të Njësisë Policore Grupçin e privuan nga liria I.B. (29) nga fsh. Strimnicë, rrethina e Tetovës.
"Gjatë kontrollit rrugor ishte ndaluar një automjet udhëtarësh „Volkswagen Golf“, me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte ai, me ç'rast ishte konstatuar se voziste pa patentë shoferi".
"Gjatë kontrollit të automjetit, në hapësirën e bagazhit ishin gjetur dru për ngrohje pa dokumentacionin përkatës dhe një sharrë motorike. Automjeti dhe drutë janë sekuestruar dhe mbajtur, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës", thonë nga MPB.
Të rejat Lexo më shumë
Ekonomi
Prej vitit 2029, kantoni i Bazelit planifikon zbritjen e tatimit direkt nga paga
Politikë
Gjykata Kushtetuese tregon nëse ka pranuar kërkesë për kontestimin e Ligjit për Gjykatën Speciale
Politikë
Dyshohet se zbuloi informacione për prona në këmbim të ryshfetit, ndalohet një person në Prishtinë
Politikë