Ndalohet një i dyshuar në rastin “Laboratori ’25”, Prokuroria kërkon paraburgim
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar në kuadër të rastit “Laboratori ’25”.
Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, i dyshuari me inicialet B.K. është ndaluar më 28 tetor 2026, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.
Rasti lidhet me operacionin policor të realizuar më 21 janar 2025, gjatë të cilit ishte arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar”.
Në komunikatën e përbashkët bëhet e ditur se Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin “Laboratori ’25”.
Po ashtu, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, brenda afatit ligjor, do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rastin, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Të rejat Lexo më shumë
BPB dhe BERZH vendosin konkurrueshmërinë në fokus të Lead the Future 2
MSH: Vaksinimi kundër gripit sezonal po përshpejtohet, ka vaksina të mjaftueshme për të gjithë
Haradinaj thotë se Aleanca po sulmohet: Nuk nënshtrohemi…