Lajme
31/10/2026 10:46
Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren për shkak të parregullsive në sigurinë në punë
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimit në terren janë evidentuar mangësi në respektimin e masave të sigurisë për punëtorët.
Si pasojë, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve, deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen inspektuese për të siguruar zbatimin e legjislacionit në fuqi për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Barcelona rikthehet në garë për Alessandro Bastonin, synohet goditja e madhe në janar
Lajme
Vazhdon asfaltimi i rrugës Reçan-Lubinjë e Epërme- Lubinjë e Poshtme në Prizren
Politikë
DW: Serbia pas Vuçiqit: Fituesve po u humbet durimi
Sport