Ekonomi
20/10/2026 10:01
Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, pasi gjatë inspektimit ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi për ndalimin e punimeve do të jetë në fuqi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.
Në njoftim nuk janë bërë të ditura detaje për identitetin e kompanisë ndërtimore apo natyrën e parregullsive të konstatuara gjatë inspektimit.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Trump urdhëron hetim, pas publikimit të ‘skemës së pagesave për ndikim te Presidenti’ në të cilën përmendet Grenell
Sport
Zbulohet arsyeja e fshehtë e largimit të Ferran Torres te Paris Saint-Germain
Politikë
Zajkova: Zyrtarët e kujt shpëtojnë me Kodin Penal, tani do të prisni Brukselin derisa rastet tuaja të skadojnë dhe madje të premtoni drejtësi
Politikë