Lajme
09/10/2026 15:46
Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në dy objekte ndërtimi në komunën e Prishtinës, ka konstatuar parregullsi në mosmarrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këto dy objekte ndërtimi, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.
“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Zbulohet data e debutimit të Ronaldinhos me Ravennën, do të përpiqet të arrijë golin e 300-të në karrierë
Politikë
Delegacioni ukrainas mbërrin në Miami për bisedime me përfaqësuesit amerikanë
Ekonomi
Milioner në Zvicër, por ndihet i varfër në Cyrih, ky është rrëfimi i Christian Wolfit
Sport