Ndahet nga jeta Leonard Kurti, drejtor i Klinikës së Biokimisë në QKUK
Është ndarë nga jeta Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe drejtor i Klinikës së Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila ka shprehur ngushëllime për familjarët, të afërmit dhe kolegët e tij, duke vlerësuar kontributin profesional dhe bashkëpunimin e tij me komunitetin farmaceutik.
Në njoftimin e saj, Oda e Farmacistëve të Kosovës ka thënë se ndarja nga jeta e Kurtit përbën një humbje të rëndë për familjen, kolegët dhe komunitetin shëndetësor.
“Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të rëndë për familjen, kolegët dhe komunitetin shëndetësor, të cilit i shërbeu me përkushtim, profesionalizëm dhe dinjitet”, thuhet në njoftim.
Oda ka shprehur gjithashtu mirënjohje për kontributin e tij profesional, bashkëpunimin e vazhdueshëm institucional dhe mbështetjen ndaj sektorit farmaceutik.
“Gatishmëria e tij për të ndihmuar, korrektësia dhe mikpritja e treguar ndaj anëtarëve të Odës do të kujtohen gjithmonë me respekt të veçantë”, thuhet më tej në reagim.
Të rejat Lexo më shumë
Pse duhet të vendosni boçe pishe në vazot e luleve? Ja çfarë duhet të dini për këto 4 bimë shtëpie
Publikohen formacionet zyrtare të ‘Derby della Madonnina’ – befasi në përbërjet e të dyja ekipeve
Tre ushtrime që bëhen gabim më shpesh dhe si ta korrigjoni teknikën