NATO përgatitet për "luftën e së ardhmes", teston teknologji të avancuara në Letoni
NATO ka zhvilluar nga 19 deri më 30 tetor në Letoni eksperimentin Digital Backbone eXperimentation (DiBaX 2026), me synim forcimin e ndërveprimit mes forcave aleate përmes teknologjive të avancuara 5G dhe komunikimeve satelitore.
Eksperimenti u udhëhoq nga Komanda Aleate e Transformimit të NATO-s (ACT), me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Letonisë dhe Forcave të Armatosura Kombëtare.
DiBaX 2026 u përqendrua në tri fusha kryesore: sigurimin e komunikimit dhe komandimit që nga fillimi i një krize, garantimin e qëndrueshmërisë së komunikimeve në kushte të bllokimit të sinjalit dhe përdorimin e rrjeteve 5G për zbulimin pasiv të objekteve në lëvizje.
Eksperimenti përfshiu edhe testimin e komunikimeve alternative përmes satelitëve, teknologjisë 5G Direct-to-Device dhe lidhjeve troposferike, me fokus në përballimin e kërcënimeve hibride, si depërtimet e dronëve dhe incidentet me kabllot nënujore në Detin Baltik.
Në aktivitet morën pjesë Letonia, Lituania, Gjermania, SHBA-ja, Kanadaja dhe Finlanda, si dhe disa struktura të NATO-s, përfshirë DIANA dhe NCIA.
Admirali Pierre Vandier, Komandanti Suprem i Aleatëve për Transformimin, tha se lufta në Ukrainë ka dëshmuar nevojën që NATO të përshtatet më shpejt me zhvillimet teknologjike dhe ndryshimin e natyrës së luftës.
Ai theksoi se sfida kryesore pas eksperimenteve është zbatimi praktik i teknologjive të testuara, përmes vendimeve konkrete, kontratave dhe prodhimit në shkallë të gjerë, në mënyrë që zgjidhjet inovative të arrijnë në terren.
Të rejat Lexo më shumë
Shqiptohen mbi një mijë gjoba gjatë javës në rajonin e Ferizajt, konfiskohen 12 patentë shoferë
Shiroka-Pula takon akademikët nga Kosova dhe Shqipëria, në fokus bashkëpunimi shkencor
Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë njësoj si djemtë, prindërit të mendojnë edhe për të ardhmen e tyre