Lajme
29/10/2026 13:46
Musmurati: Këndet e reja dhe të renovuara të lodrave tashmë janë gati për fëmijët në lagjet e Prishtinës
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se këndet e reja dhe të renovuara të lodrave janë bërë gati për fëmijët në disa lagje të kryeqytetit.
Përmes një postimi në Facebook, Musmurati ka bërë të ditur se këto hapësira janë përfunduar në Dardani, Breg të Diellit, në Rrugën B, Kolovicë, Kodër të Trimave dhe Ulpianë.
“Edhe një punë e mirë e përfunduar! Këndet e reja dhe të renovuara të lodrave tashmë janë gati për fëmijët në lagjet e Prishtinës”, ka shkruar Musmurati.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Dua Lipa promovon letërsinë në Londër, merr pjesë në festivalin e njohur letrar
Sport
Bayern Munich pritet të thyejë rregullin strikt të kontratës pasi Kane e fitoi Topin e Artë
Politikë
Musliu pyet për pagën e 13-të për punëtorët e RTK-së, Murati: Nuk paguhen nga Thesari
Politikë