← Kthehu te Ballina
Politikë 26/10/2026 09:16

Musliu-Shoshi: Arlinda e paralajmëroi vdekjen e saj, por shteti nuk e mbrojti – kush do të japë llogari?

Musliu-Shoshi: Arlinda e paralajmëroi vdekjen e saj, por shteti nuk e mbrojti – kush do të japë llogari?

Një vrasje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Bëhet fjalë për Arlinda Zekaj nga Vitomerica e Pejës. Vdekja e saj dyshohet se është shkaktuar nga goditjet me një mjet të fortë.

Si i dyshuar është identifikuar një person që dyshohet se është kunati i viktimës, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana e deputetës së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi. Sipas deputetës së PDK-së Arlinda e paralajmëroi vdekjen e saj, por shteti nuk e mbrojti.

Reagimi i plotë:

ARLINDA E KISHTE FRIKË PIKËRISHT FUNDIN QË E PËSOI!

Arlinda kërkoi ndihmë. Paralajmëroi rrezikun. Iu drejtua institucioneve të shtetit, atyre që paguhen dhe kanë detyrim ligjor ta mbrojnë jetën e qytetarëve.

Por sot Arlinda nuk jeton më, sepse shteti e neglizhoi!

Letra e saj drejtuar Kryeprokurores është dëshmi rrëqethëse e frikës së një gruaje që kërkonte të drejtën më elementare: TË JETONTE!

Sa paralajmërime duhet t’i marrë shteti për ta shpëtuar jetën e një gruaje? Sa gra të tjera duhet të vriten që institucionet të zgjohen?

Kërkoj hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe llogaridhënie për çdo zyrtar e institucion që ka pranuar denoncimet e Arlindës dhe ka dështuar të ndërmarrë masat e nevojshme për mbrojtjen e saj.

Kur një grua paralajmëron se jeta e saj është në rrezik dhe përfundon e vrarë, nuk mjafton të hetohet vetëm vrasja. Duhet të hetohet edhe çdo mosveprim institucional që mund ta ketë bërë të mundur atë.

Drejtësi nuk ka pa përgjegjësi!

Reklamë