Musliu: Përmirësimi i ligjit nuk është tërheqje, por përgjegjësi për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është përgjegjësi kombëtare dhe shtetërore, duke komentuar zhvillimet lidhur me ligjin për Dhomat e Specializuara.
Musliu ka bërë të ditur se PDK-ja ka ndërmarrë zyrtarisht hapin për kthimin e ligjit në Kuvend për rishqyrtim, me synimin për të adresuar vërejtjet dhe për të forcuar sigurinë juridike dhe të drejtat kushtetuese të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Ajo ka theksuar se përmirësimi i ligjit nuk përbën tërheqje, ndërsa ka konfirmuar se partia do të vazhdojë angazhimin për mbështetjen profesionale dhe financiare të mbrojtjes së ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë.
“UÇK-ja është historia jonë e lirisë, ndërsa mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare është zotim që nuk negociohet. Nuk do t’i lëmë vetëm. As sot, as nesër!”, ka shkruar Musliu.
Të rejat Lexo më shumë
10 futbollistët më të paguar në botë në vitin 2026
Mourinho kritikon kalendarin para El Clasicos: “Barcelona ka 24 orë më shumë pushim se Real Madridi”
Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV’në