Politikë
16/10/2026 11:20
Musliu kërkon raportim nga drejtori i policisë dhe shefi i IPK-së për operacionin në protestë, Zyba kundërshton
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka paraqitur dy propozime në mbledhjen e komisionit për siguri, lidhur me operacionin policor gjatë protestës së fundit në vend.
Musliu ka kërkuar që para komisionit të raportojnë drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, për mënyrën se si është zhvilluar operacioni gjatë protestës.
Propozimet e saj janë kundërshtuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, i cili ka vlerësuar se aktualisht është koha që Inspektorati Policor të zhvillojë hetimet lidhur me rastin.
Të rejat Lexo më shumë
Teknologji
Problemet teknike në rrjetin e trafikut ajror në Itali shkaktojnë vonesa dhe anulime fluturimesh
Politikë
Kosovo and Serbia may need more reasons or incentives to cooperate. Who could step-in?
Sport
Man City rrezikon përjashtimin deri në 10 vjet nga garat evropiane
Ekonomi