Musk shpenzoi 276 milionë dollarë për të mbështetur republikanët në zgjedhjet e mesit të mandatit
Miliarderi i teknologjisë Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, ka dhuruar 276 milionë dollarë për organizata që mbështesin fushatat e kandidatëve amerikanë të krahut të djathtë në prag të zgjedhjeve të ndërmjetme, raportuan të hënën mediat amerikane.
Kjo shumë, e dhuruar e gjitha që nga muaji korrik, e bën Musk-un dhuruesin më të madh individual për zgjedhjet e 3 nëntorit, sipas gazetës "New York Times".
Ai ka shpenzuar gjithsej 366 milionë dollarë gjatë këtij cikli zgjedhor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell
Përfituesi më i madh i fondeve ishte "Senate Leadership Fund" (Fondi i Lidershipit të Senatit) i Republikanëve, i cili mori 158 milionë dollarë me qëllim ruajtjen e kontrollit të partisë mbi dhomën e sipërme të Kongresit, pavarësisht diferencës së ngushtë.
Drejtuesi i SpaceX dhe Tesla-s nuk është i panjohur për shpenzimet e mëdha në zgjedhjet amerikane; ai ka dhuruar 290 milionë dollarë në vitin 2024 për të ndihmuar presidentin amerikan Donald Trump të rizgjidhet.
Trump e lejoi Musk-un të punonte në Shtëpinë e Bardhë për disa muaj, duke mbikëqyrur nismën e tij për shkurtimin e shpenzimeve, Departamentin e Efiçencës Qeveritare (DOGE), por Musk u largua nga posti pas një mosmarrëveshjeje publike me presidentin.
Që atëherë, ata janë pajtuar dhe Trump i dha Musk-ut Medaljen Kombëtare të Shkencës gjatë një aktiviteti në Uashington D.C. javën e kaluar.
Megjithëse donacionet individuale për fushatat në Shtetet e Bashkuara janë të kufizuara në 3,300 dollarë për person, boshllëqet ligjore në sistemin e financimit të fushatave u lejojnë mega-dhuruesve politikë të kontribuojnë në fonde të njohura si komitete të veprimit politik ose "PAC", të cilat mbështesin kandidatët.
Të rejat Lexo më shumë
Katër fshatra në Prizren pa ujë deri më 16 tetor, defekti në gypin kryesor kërkon ndërhyrje të vështirë
AGK-ja e dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt dhe shpreh solidaritet të plotë me të
Popeyes për krejt - bash për krejt