Sport
27/10/2026 20:16
Muriqi mbetet pa trajner, Kartal jep dorëheqje nga Fenerbahçe
Fenerbahçe ka mbetur tashmë pa trajner.
Kjo pasi që trajneri turk, Ismail Kartal ka vendosur të largohet pas humbjes në derbin ndaj rivalëve të përbetuar, Galatasarayt.
Këtë e konfirmoi vetë gjiganti turk, në një njoftim në faqen zyrtare në “Facebook”.
“Trajneri ynë, Ismail Kartal, i ka bërë të ditur bordit tonë vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen nga roli i tij dhe, pas diskutimeve, ky vendim është vlerësuar brenda një kuadri mirëkuptimi dhe respekti të ndërsjellë. E falënderojmë Ismail Kartalin për kontributet e tij në klubin tonë, përkushtimin që ka treguar dhe besnikërinë e tij ndaj Fenerbahçes”, shkruhet në njoftimin e Fenerbahçes.
Mbetet të shihet se kush do të jetë pasuesi i tij.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Shqiptari Gramos Bajgora mbron me sukses doktoraturën në kirurgji vaskulare dhe endovaskulare në Gjermani
Lajme
Russell Brand lirohet nga njëra prej akuzave për vepra të pahijshme seksuale, por gjyqi vazhdon
Politikë
Izraeli voton për të ardhmen politike/ Pjesëmarrje rekord, Netanyahu lufton për të qëndruar në pushtet
Politikë