← Kthehu te Ballina
Sport 04/10/2026 23:31

Munishi e mbron Rashicën: Veç ata që s’dijnë për futbollin e kritikojnë!

Munishi e mbron Rashicën: Veç ata që s’dijnë për futbollin e kritikojnë!

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi ka folur për Milot Rashicën.

Munishi në emisionin “Kampionët” në Kanal10, foli për ish-futbollistin e tij te Vushtrria, shkruan Indeksonline

Ai tha se kush e kritikon lojtarin e Besiktasit, nuk ka lidhje me futbollin!

“Milot Rashica i ka 70 paraqitje me kombëtaren dhe kritikohet nga ata që s’dinë për futboll. Në vende ku ka luajtur Rashica as vizën nuk mundemi me marrë”, u shpreh Munishi

Kujtojmë që Rashica ishte shumë pranë një supergoli ndaj Austrisë në “Fadil Vokrri”, por shtylla ia mohoi një gjë të tillë.

Reklamë