← Kthehu te Ballina
Lajme 07/10/2026 08:16

Moti sot: Me diell dhe i qëndrueshëm

Moti sot: Me diell dhe i qëndrueshëm

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i qëndrueshëm. Gjatë ditës do të fryjë era nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 3 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 26 gradë Celsius.

Gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat do të jenë relativisht të larta për këtë periudhë të vitit, veçanërisht gjatë ditës, njofton IHMK.

Reklamë