← Kthehu te Ballina

Moti në Shqipëri

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Moti në Shqipëri

Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Shërbimi Meterologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në shpërbërje.

Reshjet e shiu me intensitet të ulët priten të jenë prezente deri në orët e mëngjesit, të cilat pas orëve të mëngjesit gradualisht do të lokalizohen në veri të vendit deri në orët e mbrëmjes.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit.

Valëzim në dete të forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/

Burimi: telegrafi.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme