Moti në fundjavë - vranët dhe me diell
Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë parashikimin e motit për fundjavë.
IHK njofton se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C deri në 3°C, ndërkaq ato maksimale nga 16°C deri në 19°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1–4 m/s.
Ndërkaq, për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët, me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2°C deri në 6°C, ndërkaq ato maksimale: 15°C deri në 18°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1–3 m/s.
Gjatë vikendit, kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e njerëzve.
Temperaturat e ulëta të mëngjesit, veçanërisht në zonat e ulëta, mund të shkaktojnë ndjesi të të ftohtit, prandaj rekomandohet veshje e përshtatshme. Gjatë ditës, temperaturat relativisht të këndshme dhe era e lehtë do të krijojnë kushte të mira për aktivitete në ambient të hapur.
Të rejat Lexo më shumë
Izraeli nis operacion të madh ushtarak në Bregun Perëndimor, Netanyahu paralajmëron bllokadë
Prishtina shtyn ekskursionin e maturantëve në Shqipëri, shkak protestave
Sot protesta kombëtare/ Studentët nga i gjithë vendi mblidhen në Tiranë, u bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora