Lajme
11/11/2026 09:01
Mot me shi në Shqipëri
Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët, në zonën e veriperëndimit, jugperëndimit dhe pjesërisht qendër reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 17m/s.
Valëzimi në dete të forcës 3-4 ballë.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Kuvendit sot me seancë të jashtëzakonshme plenare
Teknologji
Nvidia angazhon një firmë të madhe ligjore nga Nju Jorku për të hetuar çështjen që lidhet me Jensen Huang-un
Lajme
Sot vranët dhe me shi
Politikë