← Kthehu te Ballina
Sport 11/10/2026 08:46

Mosha veç një numër për Messin, shënon dy gola në fitoren e thellë të Inter Miamit

Mosha veç një numër për Messin, shënon dy gola në fitoren e thellë të Inter Miamit

Lionel Messi po vazhdon me superformë në MLS.

Këtë herë “La Pulga” ka shënuar dy gola në fitoren e thellë të Inter Miamit, 4-0 ndaj DC United në një paraqitje spektakolare nga argjentinasi që para pak ditësh i dha fund epokës së tij me Argjentinën.

Përveç tij ka shënuar dy gola edhe shoku i tij i ngushtë si dhe bashkëlojtari i tij te Inter Miami dhe më parë te Barcelona, Luis Suarez.

Tani argjentinasi ka arritur kuotën e 934 gola në karrierë, duke synuar që të mbrrijë rekordin e 1000 golave ashtu si rivali i tij, Cristiano Ronaldo.

Reklamë