← Kthehu te Ballina
Politikë 17/10/2026 14:31

“Mos pranoni, mos…”, qytetarja me apel prekës për policinë në Tiranë

“Mos pranoni, mos…”, qytetarja me apel prekës për policinë në Tiranë

Situata në zonën e Rrugës së Durrësit në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, ku protestuesit dhe forcat e policisë janë përfshirë në përplasje të ashpra, shkruan

Një pjesë e protestuesve raportohet se është bllokuar në rrugicat e lagjeve përreth, nga kordonët policorë, ndërsa të tjerët në aksin kryesor po përballen me ndërhyrjen e forcave të rendit.

Policia po përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës, ndërsa raportohet edhe për përdorimin e plumbave të gomës. Në anën tjetër, protestuesit janë kundërpërgjigjur me gurë dhe koktej molotovi.

Mes tensioneve, vëmendje ka marrë edhe apeli i një qytetareje drejtuar policisë: “Mos pranoni, mos…”, shprehje që pasqyron klimën e rënduar në terren.

Zona është mbuluar nga tymi dhe gazi lotsjellës, ndërsa situata mbetet e paqartë.

Ekipi i Indeksonline, gazetarët Alban Muhaxheri dhe Zgjim Sefa, po i përcjell nga afër zhvillimet në Tiranë dhe do t’ju mbajë të informuar për të rejat e fundit.

Reklamë