Momente të frikshme në Los Angeles, avioni i shpëton për pak përplasjes me pistën (VIDEO)
Një aeroplan i kompanisë ajrore Lufthansa, i tipit Boeing 747-8, për pak sa nuk e preku pistën gjatë një tentative të ndërprerë për ulje në aeroportin ndërkombëtar të Los Angelesit (LAX), të shtunën, më 10 tetor.
Sipas mediave të huaja, aeroplani që po fluturonte nga Frankfurti drejt Los Angelesit kishte prekur pistën me rrotat kryesore, kur pilotët vendosën të ndërpresin uljen dhe të ngrihen sërish në ajër.
Gjatë manovrës, avioni u ngrit me pjesën e përparme të anuar dukshëm lart, duke bërë që bishti të afrohej shumë pranë sipërfaqes së pistës. Megjithatë, bishti nuk e preku pistën dhe avioni arriti të ngrihej pa pasoja të raportuara.
Pas manovrës, ekuipazhi realizoi një tjetër afrim dhe avioni u ul në mënyrë të sigurt rreth 15 minuta më vonë.
Arsyeja e saktë e ndërprerjes së uljes nuk është bërë e ditur. Manovra, e njohur në aviacion si “go-around”, është procedurë standarde sigurie që pilotët e përdorin kur kushtet nuk janë të përshtatshme për një ulje të sigurt.
Të rejat Lexo më shumë
Rasti i rëndë në Pogragjë: Forenzika largohet nga vendi i ngjarjes
A mund të shkojnë astronautët evropianë në hapësirë pa NASA-n?
Polemikat dhe kartoni i kuq i Viniciusit, Mourinho frikësohet nga pasojat para El Clasicos