Modeli ikonik 2CV i Citroën rikthehet si model plotësisht elektrik
Pas gati 40 vitesh nga largimi i saj nga tregu, legjendarja Citroën 2CV pritet të rikthehet në një version plotësisht elektrik, duke u prezantuar në Panairin e Automjeteve në Paris.
Modeli i ri ruan dizajnin karakteristik të paraardhësit, me fenerë të rrumbullakët, xham të përparmë vertikal dhe pamje të thjeshtë.
Kompania synon ta bëjë automjetin të përballueshëm, me një çmim të parashikuar prej rreth 15 mijë eurosh.
Makina pritet të peshojë më pak se një ton dhe të pajiset me bateri të vogël, të përshtatshme për udhëtimet e përditshme në qytet.
Sipas planeve paraprake, shitjet mund të nisin në fund të vitit 2028, me mundësinë që modeli të ofrohet edhe në version furgon.
Rikthimi i 2CV vjen në një kohë kur prodhuesit evropianë po shtojnë përpjekjet për të konkurruar me markat kineze në tregun e makinave elektrike me çmime të përballueshme.
Të rejat Lexo më shumë
Pse lindi Adapt Academy? Ideal Vejsa flet për nevojën për më shumë praktikë në arkitekturë
Sulmohet fizikisht nga tre persona të maskuar mjeku në fshatin Konaj në Mirditë
Lionel Messi do të tërheqë vëmendjen me një rol kryesor në ceremoninë e Topit të Artë