Politikë
17/10/2026 23:01
MKK-ja vendos në shitje veturat që i ka jashtë përdorimit, Kurti miraton kërkesën e Ministrisë
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për nxjerrjen në shitje të automjeteve zyrtare që janë jashtë përdorimit.
Sipas vendimit të nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti, Ministria për Komunitete dhe Kthim është autorizuar të procedojë me shitjen e automjeteve përmes ankandit publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi, raporton
Në vendim thuhet se Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike obligohet t’i kryejë procedurat e shitjes përmes ankandit publik.
Pjesë përbërëse e këtij vendimi është edhe lista e automjeteve jashtë përdorimit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
Vendimi u mor tri ditë me parë dhe përmban firmën e kryeministrit Kurti.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Kastrioti mposhtet në Itali, por shpresa për kualifikim mbetet te ndeshja e kthimit
Sport
Roma fiton ndaj Genoas, dy futbollistë shënojnë golat e parë për këtë sezon
Lajme
Pas operacionit në mushkëri, Papa Leone rikthehet në Vatikan
Sport