← Kthehu te Ballina
Sport 15/10/2026 21:45

Mirlind Daku “shpërthen” te Spartaku i Moskës, shënon dygolësh në Rusi

Mirlind Daku “shpërthen” te Spartaku i Moskës, shënon dygolësh në Rusi

Sulmuesi Mirlind Daku duket se ka nisur ta gjejë formën më të mirë te Spartaku i Moskës.

Ylli shqiptar realizoi dy gola në përballjen ndaj Rodinës së Moskës, në kuadër të Kupës së Rusisë.

Spartaku i Moskës ishte në disavantazh prej 2-1, por Daku pastaj realizoi dy gola të bukur për të përmbysur epërsinë dhe ia siguroi fitoren mysafirëve.

Fillimisht, me një finalizim të bukur pas asistimit të Denisov e barazoi rezultatin (48’), ndërsa më vonë me një gol me kokë e kompletoi rikthimin (64’).

2-2 Daku(https://t.co/5s0YoVxQpk) https://t.co/w8hEgCTvn9

— RPL Sky (@RPLNews_eng) October 15, 2026

Spartaku me këtë triumf është lider me 10 pikë në Kupën e Rusisë, ndërsa Daku është vetëm një gol larg Kasadzhikov që është golashënuesi më i mirë në këtë kompeticion.

2-3 Daku(https://t.co/5s0YoVxQpk) https://t.co/CMZqfGvhfj

— RPL Sky (@RPLNews_eng) October 15, 2026

Reklamë